Rama bashkëbisedim me qytetarët në Korçë, premton ndërtimin një stadiumi të ri: Na jepni 7 mandate

19 Prill 2021, 20:28

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët e Korçës. Rama tha se nëse nëse fitojnë 7 mandate në Korçë do të ndërtojnë një stadium të ri në Korçë.

'Po na dhatë 7 mandate stadiumi i ri i Korçës do të jetë një tjetër gurë që do ti shtohet diagramit të të gjitha punëve të mira që janë bërë. Në katër vitet e ardhshme, pavarësisht se këtu kemi krijuar shumë xhelozi lart e poshtë, por unë ju jap fjalën se do të bëjmë për Korçën me të gjitha vitet të marra së bashku, që do të bëjmë më shumë.'- tha Rama.