Rama bashkëbisedim me të rinjtë në Tiranë: Patronazhist është figura kyçe e zgjedhjeve

18 Prill 2021, 11:46 | Përditesimi: 18 Prill 2021, 12:19

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me të rinjtë në kryeqytet. I pranishëm në takim është edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili falenderoi patronazhistët për aktivizimin e tyre. 

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë ka folur edhe për patronazhistët, rol ky i kthyer në qendrën e vëmendjes ditët e fundit.Fjala patronazhist, është bërë kryefjalë e këtyre ditëve, ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë patronazhistët tanë, të cilët mundohen që të takojnë njerëzit të shpjegojnë programin dhe të tregojnë gjëra prej vërteti.’- tha Veliaj.

b.ha./Shqiptarja.com