Rama batuta me Ndreun në shkollën e rindërtuar: I kam thënë vër gra kryetare njësish dhe më ka dëgjuar! Ahmetaj: Palestra s'ka top basketbolli, tmerr

4 Dhjetor 2020, 17:24

Kryeministri Edi Rama teksa ka inspektuar shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë e cila është rindërtuar, ka bërë batuta me kryetarin e bashkisë Lezhë , Pjerin Ndreu dhe ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj.

Në fund të inspektimit ku ishte edhe kryetarja e njësisë, Rama ka bërë batuta me Ndreun ku thekson se i ka thënë të vërë gra, kryetare njësish dhe ai ia ka dëgjuar fjalën.