Rama batuta në Manëz në familjet me shtëpi të reja pas tërmetit: Bëni dhe një fëmijë tjetër, ju vjen me lekë

25 Janar 2021, 15:29 | Përditesimi i fundit: 2021-01-25 16:53:23

Kryeministri Rama ka shkuar pasditen e sotme në familje të tjera që janë kthyer në shtëpi të reja pasi ju ishin dëmtuar nga tërmeti. Këtë herë Rama është ndalur në Manëz të Durrësit, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Ahmetaj dhe kryebashkiakja Sako.  

Duke bërë batuta në njërën prej familjeve, Rama e pyeti me të voglin e familjes, 10-vjeçarin Noelin, duke e pyetur për mësimet dhe më pas 'këshilloi' prindërit të bënin edhe një fëmijë tjetër.