Rama batutat me qytetarin në Berat, krahason veten dhe Bashën me mushkat: Kë zgjidhni ju, e shikoni nga ngjyra?

2 Prill 2021, 15:27

I pranishëm në Berat, kryeministri Edi Rama tha se procesi i vaksinimit që tashmë ka nisur në vend, do të lehtësojë sezonin turistik.

Ndërsa ecte rrugëve të Beratit, Rama takoi rastësisht edhe dy punëtorë, të cilët kishin dy mushka, ndërsa 'përfitoi' për të ilustruar edhe metaforën që ai ka përdorur gjatë fushatës elektorale.

Ndërsa krahasonte mushkat, ku njëra ishte e ngarkuar dhe tjetra jo, Rama tha se zgjedhja nuk bëhet nga ngjyra, por duke parë atë që ecën përpara dhe që mbanë ngarkesën.

"Tani çështja është kjo, ja e para (tregon njërën mushkë) ja e dyta (tregon mushkën tjetër). Kë zgjidhni ju? E shikoni nga ngjyra, e pyesni me kë je? jo, merrni të parin dhe ecni përpara, të dytin lëreni mbrapa. Ai i dyti ishte bosh", tha Rama.