Rama: BE ja s'e ka mbajtur fjalën për shqiptarët, Perëndimi është rruga jonë e vetme

28 Tetor 2019, 13:24

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e sotme për Ballkanin se BE-ja nuk e ka mbajtur fjalën disa herë për shqiptarët, Shqipërinë për negociatat dhe Kosovën për liberalizimin e vizave, por shtoi se rruga e vetme është Perëndimi.

"Është shumë e vështirë që të kuptohet nga të tjerët 'PS'-ja e marrëdhënies me SHBA-në që pa diskutim është e lidhur thellë me atë që kemi jetuar si komb në shumë faza të historisë dhe atë që kemi përjetuar si popull në Shqipëri dhe Kosovë në periudhën e parë të jetës sonë si bashkëkohës. Shqipëria ka një marrëdhënie speciale me SHBA-në. Nëse sot Ballkani është një vend më i mirë kjo i dedikohet në radhë të parë SHBA-së. Ballkani është pasqyra e suksesit më rrezatues i politikës së jashtme të SHBA pas Luftës së Ftohtë.

Nisi me një konflikt të madh, pastaj u shkua në bomba dhe tani po flasim për itensifikimit të bashkëpunimit rajonal. Jemi larg paqes përsa kohë nuk ka një zgjidhje e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Pas vendimit të KiE-së në 18 tetor pozicioni i BE është dobësuar tej mase dhe ndikimi në procesin e dialogut është tkurrur, pasi BE-ja me vendimin e marrë apo mos vendimin që rezultoi në fund të një debati të nxehtë mes veti ndër të tjera dhe në radhë të parë i dha një goditje besueshmërisë së vet dhe do të jetë e vështirë për të dyja palët që të besojnë në mundësinë e icentivave që mund të mos mbahen. Nuk është hera e parë, pasi po bëhen disa që BE-ja nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës besoj që është një nga shembujt më flagrant të mungesës së kapacitetit për të mbajtur fjalën. Nuk është një shtet, por një tërësi shtetesh e cila funksionon në bazë të konsensusit dhe një të kundërvihet, e gjitha vihet në pozitë të vështirë.

E kam fjalën për kushtëzimin absurd, një kushtëzim, që u mor në konsideratë dhe u adresa, të liberalizimit të vizave për Kosovën pas marrëveshjes për kufirin me Malin  e Zi. Është një rast unikal. Nga 2014 BE-ja liberalizoi vizat për 100 mln njerëz, që nuk janë në proces negociatash. Marrja peng e 2 mln shqiptarëve, reflekton mugesën e kohezionit dhe kapacitetit dhe rënien e gjithë familjes Europiane në vazhdimësi në grackën e një vendi apo tjetri që imponon mos konsensusin. Për shqiptarët nuk kanë asnjë rrugë tjetër, vetëm të ecin në rrugën që ka piketuar historia jonë, që është e trashëguar si amanet në gjithë vetëdijen e kombit tonë" tha Rama. 

    No videos found.