Rama bën parashikimin sa mandate do marrë në 25 prill, i shkruan në një mbulesë buke, 'thumba' Metës: Është njeri me hënë

10 Prill 2021, 16:02

#reportTV #lajmeshqip #lajme Kryeministri Edi Rama bën parashikimin se sa mandate do të marrë në 25 prll dhe i shkruan në një mbulesë buke.74-78 mandate tha Rama, teksa nuk ka nguruar të sulmojë sërish presidentin Ilir Meta. Edi Rama: Ne 74 deri në 78, po bëni ky ndonjë tërmet të madh, shkojmë edhe 80 ne. Qytetari: Do të dorëhiqet presidenti? Edi Rama: Kështu ka thënë, por ai është me hënë, kur ka qenë hëna mbarë kemi bërë punë të mira bashkë, por këtë herë është kthyer hëna mbrapsht dhe nuk kthehet. Kukës 1, Dibër 3, Shkodër 4, Lezhë 3. Tirana 19, Elbasan 8, Korçë, 6, Berat, 5, Fier, 10, Vlorë, 9, Gjirokastër, 3, 79, u bëtë të gjithë si Luli. Tani, unë iu thash 74, deri në 78, tani. Këta zotërinj që ta dish ti, këtu, në zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, ndonjë penallti është në shtyllë, rezultati final 74 deri 78.