Rama bën xhiro me motor në Kolonjë: Përplasje e këndshme me një grup turistësh hungarezë të dashuruar me Shqipërinë

6 Prill, 18:19 | Përditesimi i fundit: 2021-04-06 18:20:41

Teksa ka shkuar në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Kolonjë kryeministri Edi Rama ka takuar një një grup motoristësh hungarezë që ndodhen në Shqipëri.

Pasi i ka përshëndetur Rama ka hypur në motor e ka bërë një xhiro me to dhe më pas ka inspektuar godinën e gjimnazit.

"Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe në qendrën e re sociale “Motrat Qirjazi”, dy hapësira të rilindura për kolonjarët dhe jashtë programit, një përplasje e këndshme me një grup motoristësh hungarezë të dashuruar me Shqipërinë", shkruan Rama.

Gjatë vizitës së kryeministrit në shkollë nuk kanë munguar batutat me mësuesit.

"Shkolla si shkon, i paskeni dhe nja 3 burra për të mos u marrë mësysh", tha Rama.

"Ska pasur asnjë lloj kushi, pa ngrohje, dhe ne i kemi dhënë jo vetëm pamje por edhe kushte më të mira", tha ndër të tjera kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha