Kryeministri Edi Rama gjatë udhëtimeve të tij komunikon me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste dhe pak më parë gjatë kthimit të tij nga Saranda, ka telefonuar ministren e Arsimit dhe kandidaten për deputete në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi.
Kushi i ka komunikuar kryeministrin kërkesën e qytetarëve në lidhje me zgjatjen e orës policore gjatë muajit të Ramazanit, në një kohë që sipas saj vaksinimi po ecën me ritme të mira.
Kryeministri pohoi që i kanë bërë një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve, por mesa duket nuk ka ende një vendim.
“Kam një kërkesë nga qytetarët se kanë merakun e orës policore, të zgjatej deri në 9 ose 10 për periudhën e Ramazanit”, tha ajo.
“Një kërkesë me arsyetim që a mund të bëhet kjo e kemi bërë. Vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim dhe me rregull”, tha Rama.
