Rama: Bizneset e mëdha që duan ulje taksash të mos votojnë për ne, s’do ketë taksë të sheshtë

23 Shkurt 2021, 12:45 | Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 12:56

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama foli për taksën progresive dhe taksën e sheshtë. Ai u shpreh se kush nga bizneset e mëdha pret që të ulen taksat e tyre, nuk duhet të votojnë për PS-në pasi nuk ka për të ndodhur.

“Tatimi progresiv mbi pagën e individëve. Ka pasur një rënie në momentin e parë, pastaj ka ardhur vetëm në ngjitje. Meqënëse predikohet se me taksën e sheshtë mblidhen më shumë lekë. Taksa e sheshtë godet ata që fitojnë më pak. Ju që jeni në ekran do paguani më shumë se sa pronarët tuaj. Taksa e sheshtë është pë rata që fitojnë më shumë dhe në mbështetje të tyre dhe goditje pë rata që fitojnë më pak. Ata që fitojnë më pak janë 97 %. Taksa progressive mbështet më shumë ju se sa ata. Ne nuk do rrisim taksën për biznesin e madh por as nuk do e ulim. Çdo biznes i madh që do ulje takse mos të na votojë” – tha Rama.

b.ha./Shqiptarja.com