Rama: Bizneset që do hapen të hënën të marrin sot lejen në e-albania! Masat e tjera lehtësuese nga 27 prilli

19 Prill 2020, 19:16

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset që nuk janë në listën e e-albania që të mos hapen ditën e nesërme, e ndërsa ka bërë me dije se nga 27 prilli do të hapet një bllok tjetër biznesesh, gjithmonë nëse kurba do të jetë në rënie.

Duke iu referuar disa informacioneve, sipas së cilit disa biznese kanë shpallur që do të hapen nesër, edhe pse nuk përfitojnë nga plani i masave lehtësuese, kreu i qeverisë i paralajmëron të kenë kujdes, në të kundërtën do të ndëshkohen.