Rama: Brenda autokolonës së makinave që lëviz Basha ka edhe ish-oficerë policie

21 Prill 2021, 22:56 | Përditesimi i fundit: 2021-04-21 23:00:00

Kryeministri Edi Rama tha se me autokolonën me të cilën lëviz kryetari i Partisë Demokratike, janë ata që presin që të hapen bingot. Po ashtu Rama tha se në makinën e tij gjendet po ashtu edhe ish-oficerë policie.

‘E keni parë që shkon nga Saranda në Burrel, me autokolonë makinash. A e keni pyetur se kush janë ato makinat që i shkojnë nga mbrapa. Janë ato që presin datën 25, janë realisht ato që presin të hapin bingot me votën tuja. Janë ata që presin të vijë PD dhe pastaj bingo. Kanë ndarë gratë dhe burrat e dynjasë me bixhoz. Aty brenda janë ata që dikur kanë qenë oficerë policee. E mbani mend sa oficerë policie vriteshin, sepse tradhtoheshin pas shpinë njëri-tjetrin. Aty brenda janë edhe ato sipërmarrësit e tatimeve.’- tha Rama.