Rama: Çështjen e detit e hapi Shqipëria, Greqia ishte dakord me ça i kishte dhënë Luli, Saliu e Meta

21 Tetor 2020, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2020-10-21 12:01:20

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se çfarë kërkon Shqipëria në gjykatën e Hagës për çështjen e detit me Greqinë.

"Çështjen e detit e ka hapur Shqipëria dhe jo Greqia, për këtë të fundit ka qenë e mbyllur për marrëveshjen e bërë me Saliun, lulin dhe Ilir Metën, nuk ka pasur asnjë pretendim më shumë sesa aq sa mori nga ajo marrëveshje. Atë e hapa unë me PS kur ishim në opozitë dhe aleatë, në Gjykatën kushtetuese ka shkuar PS, 9-0 Gjykata e rrëzoi me kërkesë si paditës të PS dhe çështja është rihapur falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë në komunikimin me palën tjetër. Qartësisht Greqia ka zgjedhur që të vërë në dispozcion të zgjidhjes së të gjitha çështjet të gjithë vullnetin e tij të mirë. Më në fund, pala greke ra dakord me ne, se me qeverinë e mëparshme nuk kishim rënë dakord, në duart e një gjykatë që i ka të gjitha ekspertizën që të japë drejtësi të drejtë për këtë problem. një zgjidhje ideale, që në bazë të protokolleve dhe do të përgatitemi sic e kërkon procedura për të arritur në një zgjidhje të drejtë. Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë, marrëveshja e mëparshme ka qenë e padrejtë, të tjerat janë skandale mendore, shprehje të ligësisë që furnizon injorancën me qëllim në funksion vetëm të pushtetit të ca mediokërve që duan me çdo kusht plackë në Shqipëri. Shqiptarë këta..e duan Shqipërinë plaçke. Këtyre nuk i shkon një sekondë tju prekë gjumin as deti, as ajri as toka, por vetëm plaçka. Ata janë plaçkitës të lindur, e kanë treguar sa herë kanë pasur pushtet. Kush bie pre e tyre është dembel nga trutë e kokës, sepse nuk ka mundësi”, tha Rama.