Rama debat mes monarkisët dhe ballistët: Jeni një bisht lopate, mbetje e historisë

30 Korrik 2020, 13:00

Gjatë fjalës në Kuvend kryeministri Edi Rama ka pasur një debat me deputetët e Ballit, Alimadhi dhe Roshi dhe Kujtim Gjuzin e partisë Konservatore. "Hidhe votën këtu te vagoni që të kapë dora dhe vota juaj nuk i shkon atij vagoni, por mblidhet te lokomotiva apo vagoni i dytë që sillet si lokomotivë. Këtë nuk e ka askush dhe sot do të fshijmë këtë hile, që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve. (Ndërhyrje nga salla i thonë je komunist) muk kam lidhje, im atë ka qenë komunist, si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë. Ti (i drejtohet Kujtim Gjuzit) je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë. Unë nuk kam asnjë problem me komunistë dhe ballistë si persona, ju e mësuat këtë nga Enver Hoxha se u bëri më të zinj se veten si i sulmonit kundërshtarin. Ju jeni kopje e zezë e së shkuarës, Saliu i pari, që i turreni të kuqes si demi. Nuk do të ketë më parlament për ty dhe bishtat e lopatave. Kjo ka vdekur, se ndërkohë që flet, votat janë aty. Këtë parlament do ta fshijmë që të mos i bien në qafë karrikatura politike si ti. Ju jeni një bashkësi karrikaturash bashkë me disa nga ata që janë jashtë. Sistemi i ndërtimit të koalicionit do të jetë si në cdo vend, ku nuk ka trena fantazmë, që nisen me bishta lopatash për të mbledhur vota dhe më pas përmbysen normat e përfaqësimit. Unë me ty (i drejtohet Artur Roshit) nuk kam asgjë, ti je një ballist i lodhur. Edhe Mit'hat Frashëri nuk do të ishte ballist në 2020-tën. O Kujtim (Kujtim Gjuzit) o Kujte, boll tani, se je një bisht lopate, që je këtu, lopatën s'e ke ti, lopata është kurora e ëndërruar e monarkisë".

  •  

    No videos found.