Rama dekoron heronjtë e heshtur që ndihmuan Shqipërinë në tragjedinë e tërmetit

11 Dhjetor 2019, 20:01

Trupat e kërkim shpëtimit nga vendet e huaja që ndihmuan duke nxjerrë shqiptarët nën rrënoja në Durrës dhe Thumanë pas tragjedisë së tërmetit janë vlerësuar nga kryeministri Edi Rama me një medalje të veçantë, që nuk është dhënë kurrë më parë, 'Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional'. Të gjithë komandantët e forcave të vendeve të BE-së dhe jo vetëm që ishin në Shqipëri në ato ditë të vështira kanë marrë medaljet përmes ambasadorëve në Shqipëri.

"Ky takim si zakon përfundon me një libër të dhuruar, por këtë herë bibliotekat tuaja nuk do të pasurohen me librat e mi, sepse këtë mbrëmje unë mendoj se nuk ka asnjë mundësi për të mos ia dedikuar trupave të kërkim shpëtimit dhe pikërisht. Nuk kam bërë zgjedhjen nëse jam produkt i zotit apo bujarisë, kam kaq shumë centimetra dhe e kam të vështirë të kuptoj nëse kam pasur me shumë se dy tre takime me njerëz më të gjatë se vetja, por pa asnjë retorikë por kam dy javë që ndihem shumë herë më i vogël se Erjon Brace në masë.

Sot edhe më i vogël përballë shembullit të heronjve, njerëzve të zakonshëm të vendeve nga erdhën, që sikur erdhën, ikën, si engjëj mbrojtës dhe prandaj këtu nuk bëhet fjalë për lartësi as fizike dhe as politike dhe as shoqërore por për atë që ishte thellësia dhe lartësia e brendshme, e heroizmit të jashtëzakonshëm. Kjo do të luajë në raport me fqinjët se të gjitha historitë që na janë treguar apo ngatërruar që na janë trashëguar dhe më tepër rol në raportin tonë me vetveten. Një medalje nuk do të thotë asgjë, por është një medalje që jepet për herë të parë, ka kohë që është bërë, por nuk është dhënë kurrë më parë, pasi është një medalje që është e vështirë 'Medalje e Artë për Vlerësim Profesional'.

    No videos found.