Rama dhe Balla në zonën e vjetër të Elbasanit: Do ta transformojmë Kalanë në zonë turistike

14 Mars 2021, 13:32

Kryeministri Edi Rama, pavarësisht incidentit të ndodhur vazhdoi vizitën në qytetin e Elbasanit, duke u ndalur kështu në Kalanë e Elbasanit. Rama u shpreh se do të vazhdojnë me projektin e transformimit të kalasë për ta kthyer atë në një pikë turistike të rëndësishme të vendit. Sipas tij, Kalaja e Elbasanit ka shumë potencial dhe do të punohet për këtë transformim siç është bërë me Korçën dhe Vlorën.

"E kemi të ndaluar të lodhemi. Do ta realizojmë tani projektin e transformimit të gjithë Lagjes së kalasë. Do ta bëjmë si ato që bëmë në Korçë dhe Vlorë. Do ta bëjmë të bukur sepse ka shumë potencial" , tha Rama.

Projekti i transformimit të Kalasë së Elbasanit synon rikonstruktimin e hapësirës brenda kalasë me qëllim kthimin e saj në një zonë turistike me bujtina, shërbime, muze të kalasë, adresa historike dhe pika të trashëgimisë kulturore.

Kryeministri Rama ka qenë në këtë takim i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të Elbasanit.