1170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID të kompania Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Shqipëri!
Kësisoj sot kryeministri Edi Rama ka shkuar në stadiumin “Air albania” dhe sapo ka bërë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Pas tij dozën e dytë e ka bërë dhe shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo. Procesi ka filluar në orën 9.30 dhe në vijim do ta bëjnë vaksinën edhe mjekë të tjerë. Në stadium ka mbërritur dhe ministrja Ogerta Manastirliu për të mbikqyrur situatën
