Rama dhe Manastirliu inspektojnë qendrën e vaksinimit anti-COVID te stadiumi ‘Air Albania’

4 Janar 2021, 16:57 | Përditesimi: 4 Janar 2021, 18:37

Qendra e parë e vaksinimit anti-COVID është në instalim e sipër. Kryeministri Edi Rama ka vizituar stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ ku është ngritur dhe vendi i vaksinimit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se në këtë qendër është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.

b.ha./Shqiptarja.com