Rama dhe Manastirliu nga Kamza: Javën që vjen nis vaksinimi masiv anti-COVID, deri tani mbi 52 mijë vaksinime të kryera

24 Mars 2021, 14:11

#reportTV #lajmeshqip #lajme Rama dhe Manastirliu nga Kamza: Javën që vjen nis vaksinimi masiv anti-COVID, deri tani mbi 52 mijë vaksinime të kryera Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në Kamëz. “Këtu në Kamëz kemi rreth 1000 mësues, të cilët janë duke u vaksinuar. Sot kalojmë besoj mbi 16 mijë mësues të vaksinuar. Ndërkohë që janë mbi 52 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin” tha Manastirliu.