ëtë të premte kryeministri Edi Rama ka pritur ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë në Facebook një video nga pritja që i ka bërë në kryeministri ish-kreut të shtetit të Francës. Nga sa shihet, kryeministri Rama i ka treguar zyrën e tij, pikturat që ka realizuar vetë, ndërsa Sarkozy ka lënë edhe shënimin e tij në librin e shënimeve.
"Me mikun e çmuar, Presidentin Nicolas Sarkozy, në selinë e Kryeministrisë", shkruan Rama bashkangjitur videos.
Ndërkohë që mësohet se pas takimit në godinën e qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe Sarkozy janë nisur drejt Butrintit ku bashkëshortja e këtij të fundit, kantautorja dhe modelja e njohur, Carla Bruni,ka zgjedhur t'i paraqesë për herë të parë publikut shqiptar 11 këngë të albumit të saj më të fundit. Rama dhe Sarkozy kanë shkuar drejt Butrintit me helikopterë.
Ajo ndodhet në Shqipëri në kuadër të Ditës së Festës së Muzikës ku do të këndojë në Teatrin Antik të Butrintit.