Rama dhe Soreca ndjekin nga afër punimet në shkollën e re në Kamëz: Së shpejti nisim punën në mozaikun e Muzeut Kombëtar

3 Maj 2021, 12:56 | Përditesimi: 3 Maj 2021, 14:26

Kryeministri i Edi Rama bashkë me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca kanë ndjekur nga afër punimet në shkollën e re në Kamëz, që po financohet 100% nga BE. Kontributi i BE, Rama tha se po përkthehet në shkolla dhe investime.“Ky është blloku tjetër i shkollave, pasi kemi zhvilluar bllokun e parë me fondet e qeverisë shqiptare. Tani po zhvillojmë të dytën me mbështetjen e BE, e cila ishte kontributori më i madh i konferencës. Së bashku me komisionerin dhe presidenten e komisionit kanë qenë kontribuues që po përkthehet në shkolla dhe investime”, tha Rama. Ambasadori Soreca i cili po shoqëronte Ramën paralajmëroi se shpejt do të nisin punimet në mozakikun e Muzeut Kombëtar në Sheshin Skënderbej. “Faleminderit që shikojmë që puna për ecën. Ne do të fillojmë së shpejti mozaikun e muzeut Kombëtar në Sheshin Skënderbej. Ne donim të ndihmonim shqipërinë dhe që t’i kthente sytë drejt së ardhmes”, tha Soreca.

r.k./Shqiptarja.com