Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras janë takuar në Londër, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.
Burime për Report Tv thanë se dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme. Çështjet për të cilat është rënë dakordësi nga ekipet negociatore mes dy vendeve janë ato për Detin, shfuqizimi i Ligjit të Luftës, heqja e sekuestros për pronat e shqiptarëve në Greqi, apo dhe mospërdorimi i mëtejshëm i emrave Vorio-Epir dhe Çamëri.
Ndërsa në një postim të faqes së Kryeministrisë në Tëitter thuhet: "Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti".
Rama shoqërohej në këtë takim nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati si dhe drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Sa i takon