Rama dhe Veliaj përshkojnë Bulevardin “Zogu i Parë” drejt gjimnazit “Sami Frashëri”, kryebashkiaku: Kapacitet prej 1400 nxënësish

28 Mars 2021, 13:35

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bënë rrugën nga Sheshi “Skënderbej” përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë” e deri te gjimnazi “Sami Frashëri” që po rindërtohet nga e para. 

“Do ketë kapacitet për 1400 nxënës, dhe do ketë një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë. Do jetë shkolla më e madhe në Republikë”, tha Veliaj. 

Ndërsa përgjatë bulevardit kryebashkiaku tregoi se është rritur dukshëm vlera e pronës. 

“Kompanitë imobilare na raportuan që muajin e parë rritje me 70-80% edhe të qirave edhe të shitjeve”, u shpreh Veliaj. 

Bulevardi "Zogu i Parë" është transformuar i gjithi. Tashmë nu përdoret thjesht si një rrugëkalimi apo shëtitore, por edhe për qëndrim dhe pushim në disa sheshe të vogla. Vëmendje e veçantë në rikonstruksion i është kushtuar edhe fasadave përgjatë gjithë bulevardit, si dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë si Ministria e Drejtësisë, Materniteti dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.