Rama: Do e bëja sërish ceremoninë për Mid'hat Frashërin

5 Maj 2019, 17:03

Gjatë fjalës së tij, gjatë takimit me shoqatat e veteranëve ndër të tjera kreu i qeverisë u ndal edhe tek kthimi i eshtarve të Mid'hat Frashëri pak  muaj më parë në Shqipëri, që u shoqërua me debate të shumta lidhur me rolin e tij gjatë luftës anti fashtiste.

Rama u shpreh se do e bënte sërish një gjë të tillë, pasi sipas tij duhet të ndahet historia e vërtetë dhe ajo e shkruar nga 'fitimtarët' e komunizimit. 

Kryeministri kërkoi nga Kuvendi të vlerësojë nëse Agron Tufa dhe instituti i studimeve të krimeve të komunizmit kanë shkelur ligjin me botimet  e tyre ku akuzon figura të luftës çlirimtare. Rama tha se PS nuk ngatërron gjakun e luftëtarëve, me gjakderdhjen e diktaturës.

'Unë do ta bëja prap edhe njëherë njësoj ceremoninë për Mid'hat Frashërin që të jemi të qartë. Unë nuk i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët por domsdoshmërisë që ne ta kapërcejmë atë histori duke mos rënë kurrë në grackë si dhe duke mos lejuar atë që u tha këtu që në emër të studimeve të krimit të komunizimit, ti cënohet një fije floku cilido që mori armën për të luftuar nazimin. Çfarë ndodhi dhe si ndodhi në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë kurrë objekt i një instituti që paguhet nga taksat. Çfarë erdhi pas i takon atij institituti. Besoj që nuk ka nevojë të zgjatem në pse-në e të gjitha arsyejeve që i kam dhënë lidhur me atë ceremoni por më lejoni tu them nuk e vlerësojmë si duhet luftën anti-Fashiste, nuk e vlerësojmë si duhet gjakun e  dëshmorëve nëse i hyjmë në hak kujtdo që ka qenë në një pozicion ndryshe dhe ka dëshiruar çlirimin e vendit. Të vërtetat janë pak më komplekse kur vjen puna për figura të caktuara dhe është mirë që sot t'i ndajmë që të mos ua lëmë edhe brezave të rinj asgjë nga e keqja që komunizmi futi në historinë e shkruar nga fitimtarët", u shpreh kryeministri.