TIRANË- Në Shqipëri nuk do të futet vetëm një lloj të vaksinës anti-COVID, por të firmave të ndryshme që kanë dalë dhe do të dalin në treg. Kjo është një praktikë që po e ndjekin shumë vende të botës dhe njëjtë do të veprojë edhe Shqipëria, tha kryeministri Edi Rama. Çmimi, shtoi kreu i qeverisë, nuk ka shumë rëndësi, por mbetet një sfidë që vendi të mos mbetet pas, duke qenë se nuk i ka kapacitet ekonomike njëjtë si vendet e BE-së apo SHBA.
