TIRANE-Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste prej orës 08:30 të mëngjesit.
Prononcimi i plotë i Edi Ramës
Ju besoj e dini, që ne jemi në një proces zgjedhor brenda partisë. Kemi dakordësuar mbi propozimin e grave anëtare të Kryesisë së Partisë që të nisim procesin e përfshirjes së grave dhe vajzave si bashkëkryetare të organizatave socialiste. Është një proces që përbën një risi në kushtet kur ne jemi partia më e votuar nga gratë dhe vajzat. Do ta cojmë përpara këtë proces. Së dyti kemi diskutuar edhe për pjesën tjetër temën e ditës, lidhur me mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe kemi rënë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren strategjike të vendit dhe PS-së. Në ditët në vijim kam një sërë komunikimesh me presidentin e Francës dhe vende të tjera për të kuptuar ecurinë e procesit. Duhet të vijojmë cdo ditë punën, pasi edhe nëse do të kishim marrë një PO, detyrat janë po ato që janë, që të ecim përpara me reformën zgjedhore dhe brenda vitit të ngjisim shkallën e parë, të miratojmë në parlament të gjitha rekomandimet e OSBE-së, të presim se në këtë aspekt, nuk kemi ne dicka më shumë, plotësimin e Kushtetues dhe të gjitha pikat e Bundestagut.Opozita po kërkoni që të hapni krahun për zgjedhje të parakohshme?
Cfarë duhet të them unë. Ata kanë punuar shumë fortë dhe nuk kanë lënë gurë pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur në 6 muajt e parë të vitit. Qoftë Maqedonia dhe Shqipëria nuk morën atë që u takonte jo si rezultat e ndonjë rezerve, por e përplasjes së madhe në tryezën e familjes europiane, ku është materializuar ajo që kam paralajmëruar, një konflikt mbi të ardhmen e BE-së. Ne këtu apo ata në Maqedoni kanë më shumë në dorë se të bëjnë detyrat e shtëpisë, që janë shumë të qarta, sikur e shikoni dielli ka dalë përsëri dhe rruga jonë vijon pa asnjë ekuivok.