TIRANË- Pas Shkodrës nis në Tiranë vaksinimi i të moshurave kundër COVID, ndërsa nga stadiumi Air Albania kryeministri Edi Rama tha se do vaksinohen të moshuar që janë personalitete. Për 1 mijë të vaksinuar të moshuar dhe stafe në azile, Rama theksoi se procesi do të mbyllet këtë javë, teksa nesër do të nisë dhe në Vlorë.
Kryeministri më tej ka deklaruar se se procesi i vaksinimit kundër COVID do të përfundojë brenda 14 muajsh, ndërsa shtoi se qeveria është në pritje të konfirmimit të marrëveshjen me AstraZenecën për 360 mijë doza vaksine.
Për rreth 1000 persona vaksinimi do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga mati dhe bulqiza, nesër do jemi në vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë eprsonalitete që duhet ti mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime.
Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me astrazenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe atu kemi shumë shpresë realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur se skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit", tha Rama.
Kreu i qeverisë ka reaguar edhe për deklaratën që dy vajzat e Rifat Lalos, bënë një ditë më parë para QSUT-së, se babai i infektuar me COVID nuk kishte marrë shërbimet e duhura në spitalin Infektiv dhe për pasojë kishte ndërruar jetë. Ai tha se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë "dhimbje dhe partie".
