Rama: Do vaksinojmë të moshuar që janë personalitete, për 1 mijë persona në azile e mbyllim këtë javë! Për 14 muaj përfundojmë procesin

17 Shkurt 2021, 10:57

Kryeministri Edi Rama ka folur nga stadiumi Air Albania ku ka deklaruar se procesi i vaksinimit kundër COVID do të përfundojë brenda 14 muajsh, ndërsa shtoi se qeveria është në pritje të konfirmimit të marrëveshjen me AstraZenecën për 360 mijë doza vaksine.

Nga aty kryeministri ka thënë se do të vaksinohen të moshuar që janë personalitete. Për 1 mijë të vaksinuar të moshuar dhe stafe në azile, Rama theksoi se procesi mbyllet këtë javë. Deri më tani Rama tha se mundësitë janë që të qëndrojmë te skenari i parë dhe brenda 14 muajsh përfundojmë procesin e vaksinimit.