Kryeministri Edi Rama foli nga Durrësi për sulmet e opozitës në Kuvend me vezë dhe shiringa të përshkallëzua më pas jashtë Kuvendit në kapsolla dhe lëkundje në pemë.
"Ikën gjashtë muaj bojkot dhe u kthyen me vezë në xhep, a ishin në kotec apo në luftë?! Shoh Lulin unë me pallto në parlament, aty ngrohtë. Shoh një pulë nga Elbasani që i shkon i merr vezë Lulit se kryetari i fut vezët se nuk kontrollohet. Del ai tjetri me shiringë ai, opozitë. Kush i voton këta aman. I votojnë për inerci se nuk më duan mua se më shohin se të gjatë.
Hedhin dhe kapsolla, hypin dhe nëpër pemë. Do na bjeri ndonjëri nga pema, do e thyej dhe do thonë ka mbjellë Erion Veliaj pemë të thyera. Është problemi i atyre që i votojnë Nuk e di pse i votojnë.", u shpreh Rama.