Rama: Dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj! Jam këtu për të luftuar për ju

18 Mars 2021, 13:57

Kryeministri Edi Rama e mbylli  fjalën e tij me një mesazh drejtuar qytetarëve.

“Unë nuk jam i përsosur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj. Shqipëria të jetë shtëpia ku çdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar”, shtoi ai.