Kreu i qeverisë Edi Rama përsëriti edhe njëherë nga Belshi se opozita ka frikë të futet në zgjedhje pasi i trembet rezultatit të tyre. Rama kujtoi edhe njëherë marrëveshjen e 17 majit duke thënë se i është lutur lideri demokrat si Romeo Zhuljetës për të mirën e vendit.
"Ata kanë frikë të përballen me popullin duke i treguar njerëzve se çfarë dinë të bëjnë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet sepse e dinë shumë mirë që nuk i fitojnë dot. Keq na vjen, por është puna e tyre. Kanë dalë në rrugë dhe në rrugë do mbeten. Nëse rrugët e tyre duhej t'i përfundonim edhe rruga e Elbasanit iku mbaroi. Ama rrugët ishte detyra jonë, ama ata nuk është detyra jonë t'i kthejmë nga rruga. Ata kanë një popull imagjinar. Bashkë me punonjësit e ndërmarrjes së ujësjellësve, mirë që dalin në protestë por duke qenë se duan patjetër dhunë dhe po vdesin të provokojnë që sillet si model kanë fillua tani i japin dajak njëri-tjetrit. Ata janë në të drejtën e tyre të vrasin veten politikisht. Ata Shqipërinë mbrapa nuk e kthejnë dot. Ata 30 qershorin as nuk e shtyjnë as nuk e tërheqin dot. Në kohën e sistemit të një partie të ndalonte sistemi të hyje në zgjedhje. Kanë panik nga drejtësia. Nuk e kanë dashur reformën kurrë dhe nuk kanë faj me gjithë ato që kanë bërë. Populli thotë mos e urre kundërshtarin se humbet logjikën. Zgjedhjet nuk i caktojmë ne. Ato janë e drejta e njerëzve. Zgjedhjet do mbahen në qershor. Pas 30 qershor do vendoset vija e kuqe ku mbarojnë lojërat dhe ku fillon ligji. Ata thonë të ikë qeveria, dhe të bëjmë një qeveri si e duam ne. Luli do mësojë, bretkosa në Belsh ka, qofte te daja nuk ka. Dy vjet më parë kam heq shumë keq duke iu lut Lulit, i jam lut më shumë se Romeo Zhuljetës. E shpëtova njëherë nga humnera për vendin që të bënte zgjedhje normalisht. Mori të gjitha ato që deshi", tha Rama.