Rama e akuzoi se bën fushatë natën, Meta shfaqet ditën në takime me qytetarët në Berat, në qytetin ku u shkri dega e LSI-së

20 Shkurt 2021, 18:23

Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, se Ilir Meta e ka humbur rolin e presidentit dhe zhvillon takime me elektoratin kryesisht gjatë natës, kreu i shtetit është shfaqur sot në Berat. Pasditen e kësaj të shtune, Meta është parë në qendër të  qytetit, ku ka takuar disa qytetarë, me të cilët edhe ka bërë foto.