Rama: E dija që në fillim se Meta do ishte president i opozitës, por se dija që do shkallonte!

9 Tetor 2020, 19:22

Kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta u zgjodh president me votat e ps dhe të vetat dhe e dinte që në fillim që do ishte president i opozitës, por jo që do shkallonte. Në lidhje me drejtimin e opozitës ku Meta po sillet si kryetari i saj, Rama tha se ai të ndajë me Monikën kush është në krye të LSI dhe pastaj të bëj debat me Lulin. Në fund tha Rama le ta marrë postin e kreut të opozitës, por jo të jetë president dhe opozitar njëkohësisht.

"Më thonë që ti na e bërë president. Me votat e tij dhe tonat Meta u bë president dhe ne kemi qenë të bindur që atëherë se ai do të ishte president i opozitës dhe e kam thënë  në Kuvend që opozita ka presidentin më të mirë për të, por nuk e dija që do shkallonte, këtë nuk e kisha menduar . Iliri punon fshehuri për LSI-në dhe Monika punon hapur. Ky është fakt që ato janë aksioner  të ndërmarrjes së LSI-në. Ta zgjidhë njëherë me Monikën se kush është kryetari, pastaj të bëjë debat me Lulin dhe më pas le të bëhet kreu i opozitës, por jo kështu", tha Rama.