Rama: E drejta u kthye në mall që shitet dhe blihet, llumi në drejtësi ishte më i madh nga sa mendohej

21 Janar 2021, 11:25

Kryeministri Edi Rama tha se drejtësia vijon të pastrohet nga kanceri që e kishte pushtuar prej vitesh duke sjellë degradimin në mënyrë të vazhdueshme sistemit dhe organizmin e shtetit dhe shoqërisë.  Rama tha se llumi ishte aq i madh sa të larguarit nga vetingu dhe drejtësia e re ishte shumë më i madh nga sa ishte menduar fillimisht.