TIRANE-Koronavirusi bashkon në një front të vetëm Presidentin Ilir Meta dhe qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. I pari ishte kreu i qeverisë që e falenderoi për mesazhet që ka dhënë kreu i shtetit në këto ditë të vështira. I menjëhershëm ishte reagimi nga Presidenca, Ilir Meta ia ktheu në të njëjtën mënyrë vlerësimin, duke përshëndetur paketën që bëri publike qeveria. E ndërsa Edi Rama tha se nuk ia përgjysmoi pagën për të shmangur keqkuptimet, Ilir Meta njoftoi se paga e tij, por edhe e zyrtarëve të Presidencës që janë solidarizuar më emergjencën do të shkurtohet sipas planit të bërë publik.
Rama e falenderoi publikisht, Meta: Përshëndes paketën e qeverisë! Shkurtohet paga ime dhe e zyrtarëve të Presidencës
No videos found.