Rama: Edhe për të papunët, dyfishim të pagesës në këtë periudhë

24 Mars 2020, 17:31

Edhe për personat e regjistruar të papunë gjatë kësaj periudhe do të marrin edhe dyfishin e pagesës së tyre.

"Do të dyfishojmë edhe pagesën për të gjithë të papunët për të gjithë të regjistruarit si të papunë. Ti nuk do të jesh kurrë vetëm nuk është një slogan që tingëllon mirë, por është pjesë e profilit tim kur ndeshem në përditshmërinë me hallet e shqiptarëve. Sot është dita të jemi pranë hallexhinjve më të mëdhenj. Ne kemi vetëm një rrugë, t'i zëmë vdekjes të gjitha rrugët kur ajo të mos ia dalë dot. Ne duhet të bëjmë çmos që të humbasim sa më pak jetë shqiptare në këtë luftë.', tha Rama