Rama: Edhe sikur të mos futemi ne në zgjedhje Basha prapë nuk fiton dot

23 Mars 2019, 14:20

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e opozitës për bojkot të procesit zgjedhor.

"Keni nisur avazin se nuk futeni në zgjedhje. Punë e madhe fort. I humbët zgjedhjet me qeverinë tuaj dhe prapseprapë e nxitë Shqipërinë në çdo gjuhë të huaj. Pushteti nuk është qofte te daja dhe nuk është cirk për arushin Lul që bërtet për karamelen e radhës. Ka ardhur koha që kjo valle me maska të mbarojë. Lulzim Basha nuk i fiton dot zgjedhjet e tij as në partinë e tij pa i vjdhur. Edhe sikur të mos futemi në zgjedhje Basha prapë nuk i fiton dot zgjedhjet. Ai e ka humbjen të shkurar në ballë. Ai thotë jam si ju por ju vë përpara që të digjni parlamentin. Ai gënjen çdo njeri. basha dhe PD nuk ekzistojnë. Ata djegin mandatet dhe thont unë jam si ti dhe ti shko merr pushtetin për mua", u shpreh Rama.