Rama: Emrat për kryesinë e re të PS? Ka kohë deri të premten, ditët në vijim do vlerësohen ministrat

6 Tetor 2020, 18:51 | Përditesimi i fundit: 2020-10-06 18:55:58

Kryeministri Rama pas mbledhjes me shtabin elektoral nuk preferoi që të zbulojë emrat ppër kryesinë e re të PS-së duke thënë se ka kohë deri të premten.

"I vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS. Të gjitha të tjerat janë lajme të vjetra. Ne vazhdojmë punën dhe diskutojmë për gjendjen në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pasi disa ditësh do dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat dhe përtej anëtarësisë. Çdokush të jetë i interesuar mund të hyjë të bëjë një vlerësim. Përgatisim dhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në Parlament" - tha Rama.