Rama: Është 4-fishuar numri i bizneseve pritëse në Berat! Basha, kukulla në duart e gogolit Berisha!

26 Shkurt 2021, 15:27

Nga Kalaja e Beratit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kreun e PD Lulzim Basha një kukull në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa këtë të fundit e quan gogolin që nuk ka ikur ende nga shtëpia. Ndërkaq u ndal në rëndësinë që kanë pasur për qeverinë e tij, investimi te infrastruktura e qyteteve.

Që nga nisja e rilindjes urbane Rama tha se gjysmë millionë vizitorë kanë shkuar në Kalanë e Beratit, ndërsa theksoi se është 4 -fishuar numri i bizneseve akomoduese. Rama pretendoi se gjatë qeverisjes së PD-së, Berati dhe Gjirokastra rrezikonin të shkëputeshin nga UNESCO, ndërsa sipas tij Partia Socialiste i kanë dhënë rëndësinë që meritojnë.

“Gjysmë million vizitorë në kalanë e beratit që nga nisja e rilindjes urbane është një shifër domethënëse. 4 fishimi i strukturave pritëse akomoduese. Rritja e punësimit përmes bizneseve të reja të vogla është domethënëse. Kur morëm detyrën Berati dhe Gjirokastra rrezikonin të humbisnin mbështetjen e UNESCOS. Ne kemi kthyer Beratin dhe Gjirokastren perseri ne atë kategori qendrash historike të trashëgimninë kulturore botërorel.Bukuria e këtij vendi është aseti ynë më i madh. Ne duhet ta vëmë atë në pah duke investuar. Pradaj duhet të vazhdojë puna e të kryhet punë. Ka kaq shumë gjëra për të bërë dhe për të marrë pas”, tha ai.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Rama deklaroi se Basha nuk mund ta fitojë besimin e qytetarëve sepse sipas tij Pd e ka pasur në dorë pushtetin dhe ka qeverisur më keq se kushdo. Këtu nuk i ka kursyer irontë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha. Për këtë të fundit tha në biografinë e tij ka tramvajin e Tiranë-Kamëz një nga premtimet e kryetarit të PD-së gjatë kohës që ishte kryebashkiak.