“Rama është barsaletë i gjithi, po bën krim me pensionistët”, telefonuesi kritika kryeministrit

21 Prill 2020, 10:44

“Rama është barsaletë nga fillimi në fund”. Kjo ishte ajo çfarë tha një qytetar në mbyllje të komunikimit me emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” gjatë bisedës me gazetarin Andi Kapxhiu kur komentoi disa çështje dhe vendime të qeverisë.Ai preku pak edhe situatën e moshës së tretë duke thënë :”Pensionistët për shtetin dhe për Ramën nuk vlejnë asnjë lekë.Të mos u rrisësh pensionet edhe në këtë periudhë është krim. Gjatë kësaj periudhe të pandemisë u shfaqën edhe këta politikanët e qeses” tha ai.