Rama: Familjeve në Thumanë duhet t'i rindërtojmë banesat!

27 Nëntor 2019, 08:58

Programin e rindërtimit të shtëpive, kryeministri Edi Rama e ka quajtur detyrimin kryesor të qeverisë. Ai tha se po punohet për një skemë financimi për banesat e dëmtuara e cila do të jetë një temë diksutimin edhe në Samitin e NATO-s.

"Familjeve në Thumanë duhet t'i rindërtojnë banesat, ato pallate që kishin por që duhet të jenë shumë më të forta. Duhet të bazohemi tek buxheti i qeverisë, por nuk mjafton. Po punojmë për një skemë financimi që të na mundësojë një mbulim tërësor pa u mbuluar thjesht me anën tjetër. Me kolegët europianë unë kam folur. Po komunikoja me kryeministren e Danimarkës. Nëse Zoti nuk ka bërë ndonjë plan tjetër në Samitin e NATO për pak ditë do të bëjmë një adresim se si do trajtohet kjo plagë. Me presidentin e Turqisë kemi rënë dakord të organizojmë një tryezë me vendet e rajonit lindor. Të hënë që vjen vijmë me anti-KÇK por programi i rindërtimit është detyrimi ynë ndaj popullit shqiptar. Jam i bindur se duke punuar me të njëjtën frymë dhe me të njëjtin shpirt si 24 orët e para ne do t'i dalim të bëjmë një kapërcim historik në mënyrën e trajtimit të plagëve që ato të mos thahen nga dielli i harresës", tha Rama.

    No videos found.