Rama: Fermë brenda Universitetit Bujqësor, i siguroni vetë të ardhurat

15 Mars 2019, 12:26

Për herë të parë, Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ketë fermën e vet didaktike në shërbim të studentëve dhe pedagogëve. Me vendim të qeverisë është kaluar një fond prej 1 milion euro në dispozicion të këtij projekti me një sipërfaqe prej 135 hektarë. Në një takim me studentë dhe drejtues të Universitetit Bujqësor, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i fermës do të realizohet në bazë të partneritetit qeveri-universitete, në kuadër të angazhimeve për Paktin për Universitetin. Përmes kësaj ferme, do të sigurohen të ardhura për vetë universitetin - tha kryeministri Edi Rama.

"Mund të ndërtohet dhe besoj që do ta ndërtojmë edhe një model të agroturizmit, që mund të ofrojë gjithë kapacitetet akomoduese dhe mundësitë për të mbajtur vizitorët më shumë sesa pak orë në atë territor. Një makineri fitimprurëse për universitetit. Para që investohen në fermën didaktike, për procesin mësimor, për laboratorët e kështy me radhë.

Kemi domosdoshmërinë që ta vëmë këtë potencial edhe në funksion të mësimit më cilësor të studentëve. Ky universitet ishte një qendër ekselentë me reputacion ndërkombëtar për kërkimin shkencor. Sot është në një periudhë traumatike, ku edhe biblioketës iu vu zjarri. Për shkak të nevojës për të marrë mbrapsh pronat e humbura padrejtësisht. Dhe u desh kalonin thuajse 3 dekada për çlirimin e territorit të  Universitetit. Ne kemi diskutuar me rektorin që në takimin e parë masterplanin dhe gjërat morën rrjedhjën e duhur falë protestës. Duke dëgjuar njëri tjetrin mund të bëjmë gjëra që siç u shtynë 30 vjet mund të ishin shtyrë edhe 30 vjet të tjera.

    No videos found.