Rama: Filtër i qartë, s'do bëjmë me shtëpi kunetër apo vjehrra të administratorëve

5 Dhjetor 2019, 09:20

Kreu i qeverisë u shpreh se do të ketë një filtër të qartë që të mos ketë asnjë përfitues abuzues. "Nga buxheti kemi hequr shpenzimet për makina, zyra, pajisje, etj. Pa prekur strukturën e investimeve për teknologjinë, pasi do të ishte budallallëk. Nuk do të heqim asnjë fond për ujitjen dhe kullimin, pasi na vjen ndonjë faturë tjetër nga ndonjë shi dhe na rroftë rialokimi. Duhet një filtër i qartë që të mos ketë spekulantë të kategorive të tjera, kunetër, vjehrra, xhaxhallarë të administratorëve që mund të futën për të përfituar ndonjë shtëpi".

    No videos found.