Rama flet pas fjalës së Zelenskyt: I gjithë kombi ynë përfshirë edhe shtetin shqiptar të Kosovës ju kemi mbështetur

3 Maj 2022, 13:45

Pas fjalës së presidentit të Ukrainës në Kuvendin e Shqipërisë, Volodymir Zelensky, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili i përsëriti dhe një herë mbështetjen në luftën kundër Rusisë.

‘Janë shumë të rralla rastet kur palët kanë rënë dakord, dhe mbështetja ndaj Ukrainës është nga ato raste të rralla kur të gjithë në këtu kemi qenë dakord pa bërë as më të voglin diskutim. I gjithë kombi ynë, përfshi Kosovën jemi rreshtuar krah jush me çdo gjë kemi munduar. Shqipëria vend i vogël se Ukrainë. Mundësitë tona për tju ardhur në ndihmë janë krejt modeste, krahasuar me mundësinë e sfidës suaj, kemi besuar se nëse në aspektin e mbështetjes materiale, Shqipëria e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, në NATO në OKB, ku kemi pasur nderin të jemi bashkënismëtarë të qëndrimeve kundër agresionit rus. Më 5 maj Shqipëria do jetë e pranishme në konferencën e ambasadorëve më 5 maj të thirrur nga Polonia në Varshave, do japim kontributin modest.'- tha Rama.

    No videos found.