Rama flet për programin ekonomik të PS: Në fund të mandatit të tretë synojmë pagën minimale deri 400 mijë lekë! PD premton taksën e sheshtë që ëndërrojnë oligarkët

17 Mars 2021, 14:48 | Përditesimi i fundit: 2021-03-17 15:06:10

Kryeministri Edi Rama teksa po prezanton kandidatët për deputet në Fier, prezantoi edhe programin ekonomik të Partisë Socialiste. Rama theksoi se në fund të mandatit të tretë synon që paga minimale të jetë deri në 400 mijë lekë. Po ashtu kreu i qeverisë u ndal edhe tek programi i PD-së ku theksoi se ato po synojnë që të kthejnë taksën e sheshtë e cila është një taksë e cila favorizon të pasurit.

'Dua të theksoj që ne po mbyllim një mandat të thyer në mes nga një ngjarje tronditëse që thye në mes të gjithë botën si pandemia. U duk sikur na thyeu në mes tërmeti shkatërrimtar pas të cilit ne po ringrihemi më të fortë sepse më të fortë por ngrihen të gjithë ata që u goditën, njerëzit po kthehen në shtëpi  më të bukura. Premtuam vetëm përgjysmimin e taksës për në biznesin e vogël. Sot taksa për biznesin e vogël është zero, por janë ato që kanë më shumë sforco për të bërë dhe pavarësisht se ne e hodhëm këtë ide në tavolinë, në atë moment sot jemi krenar që PS ka vendosur dhe është e angazhuar që ta mbajë deri në 2029. Por është për të nxitur fuqimisht vetëpunësimin dhe punësimin që jep biznesi i vogël. Përtej ksaj ne e rritëm pagën minimale 50% dhe sot e kemi 300 mijë lekë dhe nuk mjafton dhe do ta rrisim çdo vit deri në fund të mandatit të tretë ta kemi 380 mijë lekë, por të synojmë 400 mijë lekë dhe kjo pagë është realisht vendosje në një nivel tjetër të mbështetje së kategorisë me pagat më të ulëta. Është një nivel që na vendos mirë në të gjithë Rajonin.