Rama flet si kryesues i OSBE-së: Do ta nis nga Ukraina, rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë

9 Janar 2020, 10:24 | Përditesimi i fundit: 2020-01-09 10:42:43

Kryeministri Edi Rama në fjalën e parë pas marrjes zyrtarisht të Presidencës së OSBE-së nga Vjena shpalosi edhe objektivat. "Viti ishte sfidues. Mblidhemi për të nisur punën për 2020, jam besimplotë se rruga e shtruar nga kryesia sllovake do të na shërbejë si referencë. Më lini t'u sjell në këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim, që 45 vite më parë kur u themelua OSBE-ja, Shqipëria ishte një Kore e Veriut e Europës, e nxitur nga urrejtja ndaj botës së lirë. Ishte i vetmi shtet europian që refuzoi që të bëhej pjesë e OSBE-së dhe të denonconte krijimin e saj. Unë kam qenë pioner me shall të kuq, ndërsa tani u drejtohem si kryetar i kësaj organizate të 57 vendeve dhe 1 miliard banorësh.

Cfarë jetë për brezin tim në një periudhë të pabesueshme. Falenderoj ata që kanë punuar dhe kontribuar në rrugëtimin e vështirë të tranzicionit demokratik, mes tyre OSBE-ja ka qenë një prej pranive kyçe. Më lini të rrëfej se nuk më pëlqente shumë OSBE-ja ndërsa partia ime në qeveri më dukej shumë e ashpër, ndërsa kur isha në krye të opozitës shumë e butë. Pa OSBE-në gjithcka që ne dëgjojmë do të ishin më shumë probleme për t'u zgjidhur. Ndjej mundësinë e madhe për të dhënë dicka mbrapsht për organizatën tonë, pasi OSBE-ja i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë në kaq shumë vjet. Ndërkohë që Europa shënjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në formën më të mirë. Për të qenë kuptimplotë, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjeshtë fjalët kyce, por objektivat tona të përbashkëta. Unë besoj se parimet bazë të Helsinkit, parimi i të drejtave territoriale dhe të drejtat e njeriut mbeten recetë e thjeshtë dhe objektive.

Tre elementë; rëndësinë për të nderuar angazhimet e përbashkëta, të përqendrohemi dhe përgjegjësia të ndahet mes 57 vendeve për të cuar para axhendën. Përparsia e Shqipërisë mbështet për ta nisur nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE-ja mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe pas konflikti. Duhet të promovojmë punën pranë njerëzve. Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Ka pasur sinjale inkurajuese, i përgëzojmë. Rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë. Do të mbështesim përpjekjet e grupit tre palësh. Ukraina do të jetë destinacioni im i parë si kryesues i OSBE-së. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës sonë" tha ai.