Rama: Fondi për rindërtimin pas tërmetit nuk prek parametrat e buxhetit, do i integrojmë me donacionet

5 Dhjetor 2019, 15:26

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se fondi për të përballur rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është zë i veçantë në buxhetin e shtetit që nuk prek asnjë nga parametrat e tjerë të buxhetit vjetor. Duke qënë një fond me program të posaçëm më vete, shefi i mazhorancës tha se kjo garanton transparencë. Në këtë fond do të rakordohen me njëra-tjetrën si pjesa e vecantë në buxhet ashtu edhe donacionet e dhëna për rindërtimin e vendit, dhe nëse do të shihet nevoja. do të shtohet fond në çdo rishikim buxheti edhe gjatë 2020-ës.

"Buxheti angazhon një fond afro 20 miliardë prej të cilave 13 miliardë janë lekë si transfertë nga të ardhurat buxhetore, dhe 7 miliardë janë të ardhura nga donacionet e ndryshme. Por e gjithë kjo pako e parë është një alokim fillestar.

Kam dëgjuar të thonë se shteti paska mbetur pa lekë dhe s'paska kapacitet të përballojë këtë situatë, prandaj ne po i shtrijmë dorën botës? Është e pavërtetë ta dëgjojnë mirë të gjithë. Ne do ta programojmë të gjithë procesin sikur të mos marrim asnjë lekë nga bota, dhe do ta bëjmë. Kjo që bëjmë me buxhetin është fillimi i këtij programi Sikur asnjë kokërr leku të mos vijë nga bota ne do ta përballojmë.

Është mundim më vetë t'jua shpjegojmë juve se si do e bëjmë këtë punë.

Programi për rindërimitn do të financohet si fond buxhetor më vete. Aspekti dinamik i fondit është i rëndësishëm sepse shuma e alokuar që do të kalojë qysh sot nga buxheti i shtetit është e konsiderueshme për të hapur procesin, dhe garanton që programi të fillojë të zbatohet në shkallë të gjerë dhe nga ana tjetër krijon hapësirë të plotë për të shtuar në vijim nga buxheti qoftë për të integruar në të donacionet e dedikuara për rindërtimit, edhe gjatë vitit 2020 kur do të kryhen disbursimet e donatorëve. Është parashikuar skenari që në çdo rishikim buxheti të shtohen fondet. Përfshirja e fondit si program i posaçëm buxhetor i cakton qëllimit për të caktuar përgjegjësinë dhe për të vendosur monitorim të plotë mbi institucionet përgjegjëse.

Duke qenë zë më vete ne buxhet është i mundur të bëhet transparencë e plotë.

Objektivi ynë është i qartë, ne nuk do t'i prekim parametrat kryesorë të buxhetit vjetor, nuk do ta prekim ekonominë, por do të përdorim rindërtimin në funksion të ekonomisë. Nuk do të marrim nga njëra anë e popullit t'ia japim në anën tjetër popullit", tha Rama.

  •  

    No videos found.