Rama: Fondi për rindërtimin pas tërmetit nuk prek parametrat e buxhetit, do i integrojmë me donacionet

5 Dhjetor 2019, 18:13

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën plenare ku u diskutua fatura dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Kuvendi, votoi për dhurimin e 17 apartamenteve në pronësi të bashkisë së Tiranës për banorët e dëmtuar nga tërmeti, po ashtu edhe disa ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore pasi synohet që nëpërmjet aktit normativ të përcaktohen dy kategori personash përfitues ndër të dëmtuarit.

Buxheti 2020 u miratua parimisht në parlament me një shumicë të thjeshtë, dhe do të pësojë ndryshime thelbësore në komisionin e Ekonomisë kur të shqyrtohet nen për nen. Pjesë e buxhetit 2020 është edhe një fond për programin e rindërtimit të banesave, 20 miliardë lekë.