Rama formatim të thellë në Qeveri, ikin Nikolla, Ahmetaj, Bushati, Gjiknuri, Kumbaro, Peleshi e Qato/ 50% e kabinetit janë gra

28 Dhjetor 2018, 15:30

TIRANE - "Furtunë" në Qeveri. Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash, praktisht te gjithe ata që kanë 5 vite në detyrë. Gjatë punimeve të Asamblenë Kombëtare të PS, Rama ka shkarkuar ministren e Arsimit Lindita Nikollën, atë të Financave Arben Ahmetaj, të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, të Punëve të Jashyme Ditmir Bushati, të Kulturës Mirela Kumbaro, të Bujqësisë Niko Peleshi dhe ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku largohet Senida Mesi dhe në vend të saj emërohet Erion Braçe.

Rama rikthen Ministrinë për Marrëdhëniet me Kuvendin ku në këtë post ka emëruar Elisa Spiropalin. Të vetmit ministra që kanë "shpëtuar" janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin.

    No videos found.