Rama ftesë Bashës: Do ishte mirë të takoheshim, nuk fitohen zgjedhjet me ligjin e reformës

2 Qershor 2020, 13:21

TIRANE-Kryeministri Edi Rama është gati për të takuar Lulzim Bashën me qëllim gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës Zgjedhore. Kreu i qeverisë duke iu përgjigjur këmbënguljes së opozitës që solli dështimin e afatit pa gjetur marrëveshjen, u shpreh se zgjedhjet nuk fitohen me ligjin e reformës zgjedhore apo ndryshimin e sistemit.

Ai tha se është i hapur për diskutimet që pritet që të rinisin pasditen e sotme, por shtoi se i vjen keq që për konsensusin po ndërhyjnë sërish ndërkombëtarët, pasi duhet ta kishin mbyllur vetë. Depolitizimi, tha Rama është rekomandim i OSBE-së dhe se për PS-në produkti që është në tryezë i plotëson të gjitha kushtet.

"Sa i përket reformës i kam thënë ato që kam pasur. Është shumë e thjeshtë, ka një sugjerim të kthyer në një kërkesë, që nga Bundestagu është përfshirë në dokumentin e Këshillit për një reformë zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE, që do të votohet në Kuvend.

Mbi këtë bazë gjithcka që nuk është ndonjë shkencë, sepse janë gjëra të shkruara ku më e përsëritura në të gjitha vitet është depolitizimi i administratës, ne jemi të hapur deri në fund për cdo gjë. Për duke qenë se janë përfshirë për të ndihmua

Nga tamponi te Basha është një rrugë e gjatë. Ne e kemi mbaruar punën tonë dhe besojmë se produkti është aty. Mos më bëni të komentoj sot, se mendoj që më ka ardhur radha për të komentuar unë, përderisa janë përfshirë edhe të tjerë, dhe për t'i respektuar deri në fund, mendoj se do të ma falni një shtyrje për disa orë.

Përsa i takon takimit, në Shqipëri në 2020 nuk është e hijshme për ne, që për cështje të brendshme dhe që lidhen me vendosjen e rregullave të lojës, ku palët janë dy skuadra apo më shumë që do të zhvillojnë një ndeshje, apo një finale, ulen dhe biem dakord, sa është fusha, sa është porta, etj., të bëhet me ambasadorë që hyjnë dhe dalin nëpër dyer.

Megjithatë është për të thënë faleminderit, përderisa ka palë që nuk e bëjnë vetë. Unë kam qenë në opozitë dhe disa herë i kam kërkuar kryeministrit të kohës të uleshim për gjërat që duheshin diskutuar dhe tani kanë ndryshuar pozicionet. Kur isha në opozitë kërkoja të uleshim, tani kërkoj të ulemi...ju e dini historinë.

r edhe partnerë, nuk dëshiroj që të bëj komente, përpara se të flasin dëshmitarët. Unë kam këndvështrimin tim, por besoj që ajo që na duhet është që të bëjmë sa më pak polemika e lagu s'e lagu dhe të përpiqemi për produktin më të mirë.

Ne mendojmë se produkti është aty i plotëson të gjitha kushtet. Në një proces, të gjitha palët kërkojnë gjithcka, ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet, por nuk është e vërtetë, fitohen me votën e popullit. Apo ky apo ai sistem, të bëjë mrekullira, është thjeshtë cështje garantimi standardesh.

    No videos found.